Tym e flakë, përfshihet nga zjarri pallati në ndërtim pranë 'Farmacisë 10' në Tiranë!

19 Maj 2021, 09:00 | Përditesimi: 19 Maj 2021, 09:00

Një pallat 12 katësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm pranë 'Famracisë 10' në Tiranë. Pallati është i pabanuar, në ndërtim e sipër, ndërsa ka patur disa materiale polesteroli që janë ndezur. Siç mund të shihet edhe nga fotot, janë të paktën tre kate të përfshira nga flakët. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është drejt izolimit të flakëve.

r.k./Shqiptarja.com