Tym i zi dhe i rrezikshëm mbulon Fierin, plehrat në flakë në landfill! Vatrat e zjarrit riaktivizohen për shkak të disa shtresave me mbetje (Pamje të rënda)

28 Korrik 2021, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2021-07-28 16:11:52

Qyteti i Fierit është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një mjegull tymi nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane e cila mori flakë ditën e djeshme. Një re e dendur tymi ka mbuluar qytetin si pasojë e erës. Banorët ankohen se prania e tymit ndjehet edhe në frymëmarrje.