Tymi i djegies së mbeturinave 'pushton' Fierin, ambientalisti Ferruni: Rrezik ekstrem, qytetarët të largohen nga vendbanimet, dy helme kancerogjene po përhapen në ajër

28 Korrik 2021, 18:58 | Përditesimi i fundit: 2021-07-28 20:14:53

Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha në Report Tv se rasti është një rrezik ekstrem dhe se me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet  më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene. Ferruni tha se banorët duhet të largohen nga vendbanimet, dhe të mbyllen dyert dhe dritaret. Ferruni tha se duhet të bëhet mbulimi me dhe, dhe kjo është masa më e mirë