U arratis 4 herë nga burgjet e Italisë dhe Belgjikës, kapet në Spanjë shqiptari i njohur si 'Mjeshtri i arratisjeve' (EMRI)

26 Gusht, 18:10 | Përditesimi: 26 Gusht, 18:10

Katër herë i shpëtoi burgut, por jo policisë spanjolle. Taulant Toma, shqiptari 42-vjeçar i njohur si "Mjeshtri i arratisjeve", u arrestua në Tarragona, ndërsa autoritetet italiane presin ekstradimin e tij për të vijuar vuajtjen e dënimit pas arratisjes së fundit nga burgu i sigurisë së lartë në Milano.

E.H/Shqiptarja.com