U arrestua ditën e djeshme, zbulohet ‘streha’ e kreut të ‘Cosa Nostra’-s! Fshihej në apartamentin që ndodhej në qendër të qytetit italian

17 Janar 2023, 15:41

Kur ende nuk kanë kaluar 24 orë nga arrestimi i bujshëm i Matteo Messina Denaro, kreut të mafias italiane ‘Cosa Nostra’, policia ka nisur kërkimet për zbulimin e banesave të tij. Si rezultat i kërkimeve, ata kanë zbuluar apartamentin ku ai dyshohet të jetë fshehur kohët e fundit.