U arrestua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, flet për Report Tv Kol Nikolli: Nuk kam qenë prezent fare në protestë! Më kanë ndaluar për arsye politike

11 Prill 2022, 12:27

Kol Nikolli, kryetar i ish-të Përndjekurve në Mirditë, është ndaluar nga policia, pas protestës kundër rritjes së çmimeve ku u bllokua Rruga e Kombit. Nikolli tha në një intervistë për Report Tv, se ai nuk ka qenë fare prezent në protestë, ndërsa thotë se ndalimi është bërë për arsye politike.