U arrestua nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, KLP pezullon me votë unanime prokurorin e Sarandës Sali Hasa

22 Qershor 2021, 11:44

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë "arrest me burg" dhënë ditën e djeshme pasi prokurori u arrestua nga SPAK per korrupsion ndhe grup të strukturuar kriminal.  Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa arrestuar 3 ditë më parë si i dyshuar për korrupsion, ka shpërthyer në të qara në gjykatë këtë të hënë. Atij i janë vënë përballë provat ku është fotografuar nga hetuesit një takim i tij me motrën e një të pandehuri, ndërsa përgjimet kanë zbuluar edhe si trukoheshin ndeshjet e kategorisë së dytë për 150 euro.