U arrestua për kanabis në Vlorë nga RENEA, Ferdinand Llanaj iu bë atentat para 4 vitesh, është vëllai i një prej autorëve të 'Masakrës së Çoles'

27 Gusht 2021, 10:07 | Përditesimi: 27 Gusht 2021, 10:07

Ferdinand Llanaj, 43 vjeç, i arrestuar ditën e sotme nga RENEA për kultivim të kanabisit në banesën e tij, nuk është një emër i panjohur për policinë. 43-vjeçarit para 4 vitesh i është bërë atentat në 1 tetor 2017 gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij ku u qëllua me breshëri kallashnikovi pranë rrugës "Transballkanike".

Ferdinandi është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ndërsa në vitin 2011 është vrarë me armë zjarri në një atentat Baftjar Llanaj, babai i tyre, teksa udhëtonte me një automjet tip "Benz".  

Ngjarja më e rëndë ku janë të skeduar Llanajt është masakra e prillit 2015 në Vlorë, ku në ambientet e një lokali u qëlluan për vdekje me armë zjarri kallashnikov tre persona. Një nga autorët e identifikuar të masakrës ishte pikërisht Aleksandër Llanaj i cili në këtë ngjarje mbeti i plagosur. Llanaj u dënua me 35 vite burg për krimin e kryer në bashkëpunim me Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Albi Limaj. Viktimë e masakrës së “Coles” në 2015 mbetën Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ky i fundit ishte bashkëpunëtor i Llanajt në atentatin ndaj Hasanajt dhe Velajt brenda në ambientet e bar-kafesë.

​Ndërsa në 2011-ën është regjistruar një tjetër ngjarje e cila ka lidhje me Llanajt. Baftjar Llanaj, babai i Ferdinandit dhe Aleksandrit mbetet viktimë e një atentati teksa udhëtonte me një automjet tip "Mercedes Benz".  

Të gjitha atentat për policisë kanë ndodhur si pjesë e hakmarrjes pas masakrës së Çoles. 

r.k./Shqiptarja.com