U arrestua për korrupsion për tenderin e uniformave të policisë, ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara kërkon t’i kthehet telefoni

2 Shtator 2021, 13:32

SPAK përballet me ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari. Kjo e fundit kërkon lirimin nga sekuestro të celularit te saj. Prokurora kërkon rrëzim të kërkesës me argumentin që celulari është duke u ekzaminuar në mënyrë që të mbledhin provat që u duhen për hetimin. Naqellari u arrestua së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë së brendshme pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin e uniformave të policisë së shtetit.