U arrestua për shpërdorim detyre te ‘Financat’, përmbaruesi Alban Ruli shfaqet i qeshur në gjykatë

13 Janar 2023, 14:30

Përmbaruesi Alban Ruli ndodhet sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Si duket edhe nga pamjet, ai është shfaqur i qeshur në seancë.

Kush është Alban Ruli:

Në një shkrim të Report Tv, ka sjellë më herët sesi si përmbaruesi Alban Ruli në vend që të ekzekutojë një vendim për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave.  Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u  kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave.  Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u  kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Tregu agro-ushqimor u dënua nga Gjykata e Apelit për shkak se kryente abuzime të mëdha në kurriz të tregtarëve duke përfituar nga një pozicion monopolist. Gjoba ka një vlerë të konsiderueshme prej 43.168.617 lekë ose 430 milionë lekë të vjetra. Por, vendimi i ekzekutimit është zvarritur, pikërisht falë veprimeve të dyshimta të përmbaruesit që ka përfunduar tani para Ministrisë së Drejtësisë.