U bllokuan pas dyshimeve për abuzim, arrihet dakordësia: Brukseli do të çelë fondet e IPARD 3 për Shqipërinë

10 Mars, 20:54 | Përditesimi: 10 Mars, 20:54

Një ditë pas takimit të ministrit të Bujqësisë Andis Salla me përfaqësues të komisionit Evropian në Bruksel, Report TV mëson se ka pasur dakordësi për të hapur fondet e programit IPARD III prej 112 milionë euro. IPARD III  do të mbështese me fonde, fushat si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim.

A.M/Shqiptarja.com