U dëmtua nga tërmeti, Manastirliu në Qendrën Terapeutike për Fëmijë: Brenda vitit funksionale, shërbime të integruara për fëmijët me aftësi ndryshe

31 Korrik 2021, 12:47

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijë, e dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit 2019.