U dëmtua nga tërmeti, mbeten pezull punimet në Teqenë e Dollmës në Kalanë e Krujës, firma u tërhoq

31 Mars 2023, 18:50

Teqja e Dollmës në Kalanë e Krujës ende nuk është restauruar, punimet janë ndërprerë 2 vite pasi u lajmëruan me bujë nga Ministria e Kulturës. Ajo ishte një ndër monumentet më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe punimet restauruese u paarshikuan në Fondin e Ambasadorëve për Trashëgiminë.