Fushë- Krujë/U dëmtua nga tërmeti, por nuk lejon pallatin të shembet! Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë

5 Maj, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2021-05-05 15:37:32

FUSHË KRUJË- Biznesmeni Muharrem Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputetë të LSI, një person problematik në Fushë-Krujë është vënë në hetim pasi ka kërcënuar sekretarin e Bashkisë në Krujë, Florind Cerhozin. Report Tv ka mësuar Hoçja ka pasur konflikte të vazhdueshme me Bashkinë që kulmuan ditën e djeshme, ku arriti që të kërcënonte punonjësin.

E gjitha ka nisur kur Hoçja ka shkuar në zyrën e Bashkisë për të kërkuar një vërtetim për taksat vendore. Ky dokument i është refuzuar, pasi rezultonte debitor, ndaj Muharrem Hoçja është konfliktuar verbalisht me Cerhozin. Burimet saktësuan se "mosmarrja e vërtetimit ka shërbyer si pretekst pasi biznesmeni është konfliktuar edhe herë të tjera me zyrtarët vendorë, për shkak të një pallati 9-katësh".

Sipas ekspertizës së bërë nga Bashkia dhe Prokuroria, pallati është shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Mirëpo, Hoçja nuk ka qenë dakord që ky pallat 9 katësh, (5 kate të shitura, 4 të tjera i ka ende në pronësi), të shembet. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke i bërë një ekspertizë te një kompani private, që e ka shpallur si të banueshme. Mos pajisja me dokument dhe ky konflikt për pallatin, solli përplasjen e Hoçës me sekretarin e Bashkisë, për pasojë u vu në hetim.

Report Tv mëson se Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputet të LSI, Durim Hoçja, njihet si një person problematik në zonë, ku i kanë djegur banesën e i kanë vënë tritol disa herë, teksa ka e dhjetëra çështje të hapura në gjykatë e prokurori me komshinj, qytetarë, punonjës, bashkëpunëtor të tij. Ndërkohë, djali i tij, ish- kandidati i LSI-së, Durim Hoçja ka qenë i proceduar në 2014 për plagosje, por çështja e tij është mbyllur në gjykatë në mënyrë të mistershme.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha