U denoncua nga PD se falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Prokuroria: Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi me 3 vite burg

15 Qershor 2021, 12:39

Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj rezulton i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë. Kjo ishte përgjigja që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer KQZ në lidhje me interesimin e saj, pas denoncimit të PD se Ismailaj ka gënjyer dhe falsifikuar formularin e dekriminalizimit.