U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në Burgun e Fierit

9 Shkurt 2022, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2022-02-09 14:22:56

Pak ditë pasi gjykata GJKKO e dënoi me 3 muaj e 4 vite burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Ndonëse Saimir Tahiri kërkoi që të transferohej në burgun e Rrogozhinës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi sot që ai ta vuaj dënimin në burgin e Fierit. Fillimisht pas vendimit të gjykatës, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në godinën nr.2, godina e re e burgut. Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.