U dënua për blerje votash, Fredi Beleri lirohet me kusht, i kishin mbetur edhe 6 javë burg!

2 Shtator 2024, 19:50 | Përditesimi: 2 Shtator 2024, 19:50

Minoritari Fredi Beleri u lirua sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi kreu 16 muaj burg për korrupsion në zgjedhje. Teksa la qelinë ai u shpreh se nuk do të heqe dorë nga Himara, duke paralajmëruar se do të kandidojë sërish nëse merr OK nga Strasburgu, ku tashmë do të ulet si eurodeputet grek.

    r.k./Shqiptarja.com