U dhunua nga protestuesit, Bejko për Report Tv: Mund të më kishin futur thikën, nga PD mund të dilnin arkivole sot! Berishizmi duket të marrë fund

8 Janar 2022, 19:33 | Përditesimi i fundit: 2022-01-08 19:35:32

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Denis Minga, Roland Bejko tha se kjo protestë ishte fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Ai tha se Berisha përgjaku PD dhe se nga selia blu mund të dilnin arkivole, madje nuk përjashtonte që në rrethimin që i bënë protestuesit mund ta gjuanin me thikë. Beko tha se madje u kishte kërkuar mediave që të filmonin nga poshtë.