U dogj e u përmbyt, Bashkimi Evropian do restaurojë Bibliotekën nën tokë! Librat në stoqe e arka bananesh, Misha: Sipër problem, hapësira e re e domosdoshme

16 Gusht 2023, 13:21

5 vjet pasi katet e nëndheshme të Bibliotekës Kombëtare të mbingarkuara me libra, pësuan përmbytje e zjarr, Bashkimi Evropian, ka marrë përsipër restaurimin e saj. Drejtori Piro Misha thotë se nevoja për një hapësirë të re për librat është emergjente, ndërsa restaurimi shkon përtej mureve të godinës.