U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet vrasja e Endri Mustafës në Shkodër! Policia: Vrasësit janë Ibrahim Lici dhe një 15-vjeçar! Flet gruaja e viktimës: Nuk na e kanë bërë Licët

18 Maj 2021, 12:36

Është zbardhur ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Lici, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Mustafës, ndërsa është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.