U ekzekutua në 2011, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi

25 Qershor 2021, 18:47 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 18:47

Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.

KT/Shqiptarja.com