U emërua nga Joe Biden një vit më parë, Senati amerikan nuk miraton David Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri

4 Janar, 17:22

Emri i diplomatit David Kostelancik që ishte përzgjedhur nga presidenti amerikan për tu emëruar si ambasador në Shqipëri është kthyer nga Senati. Burime nga ambasada amerikane në Tiranë, bënë të ditur se akti është procedural pasi kishte mbetur pa u shqyrtuar para pushimeve dhe parashikon se emri mund të paraqitet sërish për miratim.