U fut në filialin e një poste private në rrugën 5 Maji në Tiranë dhe vodhi paratë policia kontrolle në Elbasan

17 Maj 2023, 22:28

Një shumë parash është vjedhur në një postë private në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë.

Rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji", një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.