U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, Report Tv zbulon detaje nga vrasja në Gjermani! Pista e hetimit: Prishja e pazareve të drogës

2 Dhjetor 2023, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2023-12-02 14:22:02

Autoriteteve gjermane u janë dashur 3 ditë për të zbuluar identitetin e të riut shqiptar që u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një zonë rreth 40 km larg Hamburgut, të shtunën e 25 nëntorit. Report Tv disponon dhe identitetin e 17 vjeçarit me origjinë nga Kukësi që ka marrë përsipër krimin. Dyshohet se të dy ishin pjesë e një klani të trafikimit të lëndëve narkotike që kanë dalë në përgjimet e komunikimeve të “SkyECC” në Berlin.