U gjet i vrarë në Shkodër, Endri Mustafa i arrestuar më parë pasi u kap një arsenal armësh

17 Maj 2021, 10:17 | Përditesimi: 17 Maj 2021, 10:17

Personi i gjetur i vrarë gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër është Endri Mustafa. Ai është një person i njohur për policinë pasi ka predentë penalë.

Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

 Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

r.k./Shqiptarja.com