U kap me 113 mijë euro në ‘Audi-n’ luksoz, shfaqet i qetë para gjykatës efektivi i RENEA-s që dyshohet se ka lidhje me grupin e Ervis Martinajt

18 Mars 2023, 09:20 | Përditesimi: 18 Mars 2023, 15:10

Efektivi i RENEA-s, Altin Morina është shfaqur i qetë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë pasi u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit, ku po lëvizte me makinën luksoze 'Audi'. Brenda automjetit kishte 113 mijë euro, për të cilat ende nuk ka deklaruar se si i ka përfituar.

KT/Shqiptarja.com