U kap me 113 mijë euro në makinë, Altin Morina ishte përjashtuar edhe në 2015 nga policia për dhunë dhe zbatim të urdhrit të gabuar! E riktheu në punë Apeli

19 Mars 2023, 16:53

Altin Morina efektivi i RENEA i arrestuar me 113 mijë € në makinë, rezulton se është përjashtuar disa vite më parë nga Policia e Shtetit për ushtrim dhune dhe moszbatimin e urdhërit të eprorit. Përjashtimi i tij është bërë në 2015 nga ish Drejtori Artan Didi, por Morina është rikthyer në detyrë nga Gjykata Administrative e Apelit madje ka detyruar shtetin t'i paguajë si dëmshpërblim edhe 8 paga.