U kap me 4 mina me telekomandë në makinë, Gjykata e Vlorës lë në burg 51-vjeçari nga Lezha

15 Shtator 2023, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2023-09-15 15:52:25

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Petrit Ndojin, lezhjanin që u kap në flagrancë me 4 mina me telekomandë. Ai nuk ka pranuar akuzën, duke u shfajësuar se ka rënë në kurth, por gjyqtarja Lirza Sinollari caktoi ndaj tij masën arrest me burg, bazuar në kërkesën e prokurorit Anton Pali.