U kap në Kolumbi si 'koka' e grupit të trafikut të drogës, shqiptari 'Jimmy' i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë! Fitoi lirimin me kusht nga Gjykata e Lezhës në rrethana të paqarta

20 Korrik 2021, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2021-07-20 13:56:54

Agim Çerma, i arrestuar në Kolumbi si baron droge, rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasje. Çerma këtë dënim e ka marrë nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998 për vrasjen e Gezim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë si dhe dëmtimin e makinave të tyre.