U kap në makinë me Agasin, GJKKO lë në burg ish-efektivin Shpataraku! I sekuestrohet arsenal me pistoleta e shotgun në banesë

29 Gusht, 14:53 | Përditesimi: 29 Gusht, 14:53

Seanca në GJKKO për masën e sigurisë ndaj ish-efektivit Uljan Shpataraku, i arrestuar në makinë me Ergys Agasin zgjati gati 2 orë e gjysmë. Ish-polici, që vlerësohet të ishte krahu i djathtë i ish-drejtorit Ilir Proda, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.I janë sekuestruar 7 armë që mbante pa leje në banesë.

E.H/Shqiptarja.com