U kap për blerje votash për kandidatin e dyshes Berisha-Meta në Kavajë, GJKKO lë në burg Klodian Kapedanin! Dëshmia: Bisedat për votat i bëra me gruan

12 Qershor 2023, 11:20

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale "korrupsion aktiv në zgjedhje". Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me beshkëshorten e tij.