U kapën me 118 kg kanabis në Kapshticë, gjykata e Korçës lë në burg dy shtetasit rumunë! Avokati: Nuk kanë dijeni për drogën e gjetur në rulot

5 Prill 2023, 14:49

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shtetasit rumunë, George Coman dhe Daniela Buturugaru të cilët u kapën në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar me 118 kg kanabis duke përdorur mjetin e tyre tip ‘rulot’. Destinacioni i drogës ishte Greqia.