U kapën me arsenal armësh, tritol e municion luftarak në banesë në Dibër, arrestohet babë e bir

12 Prill 2022, 09:47 | Përditesimi: 12 Prill 2022, 09:47

Babë e bir janë arrestuar në Dibër pasi në banesën e tyre është gjetur arsenal  armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatorë. Pas informacioneve të marrë nga policia për mbajtjen e armëve të zjarrit në  banesë, nisi operacionin e koduar "Weapons", por zbuloi se babë e bir fshinin një arsenal të tërë armësh e tritoli, që mund të shërbenin për grupet kriminale që mund të kryenin atentatet.

r.k./Shqiptarja.com