U kthyhen nga pushimet pa e ditur se do shkonin drejt tragjedisë, helikopteri në SHBA fundoset në lumin Mahnatan

11 Prill 2025, 09:29 | Përditesimi: 11 Prill 2025, 09:29

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme ku një helicopter ka rënë në brigjet e Nju Xhersit. Mësohet se brenda helikopterit ka qenë një familje që vinte nga një vizitë turistike pa e ditur se do të ishte pjesë e një tragjedie mbi lumin e Mahnatanit. Spektatorët e panë helikopterin teksa po binte nga qielli dhe u fundos në lumë.

Mes viktmave ishte Agustín Escobar, një ekzekutiv i Siemens me familjen e tij, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit. Familja ishte për vizitë nga Spanja, tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams gjatë një konference për shtyp të enjten.

Ndërsa nuk dihet shumë për arsyen e rrëzimit të helikopterit, zbritja e tij befasuese nga qielli tronditi dëshmitarët pasi reaguesit e parë bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar viktimat.

I.M/Shqiptarja.com