U la në burg, shqiptari i kërkuar për trafik droge nga SHBA kishte ardhur në Shqipëri për turizëm! Në makinë ju gjetën 50 mijë euro

3 Shtator 2021, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2021-09-03 12:21:32

41-vjeçari shqiptar Leksi (Aleksandër) Vulaj nga Mali i Zi i arrestur në aksin Tamarë-Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, është lënë sot në burg nga gjykata. Kërkesa e palës mbrojtëse për një masë më të lehtë nga 'arresti me burg' është refuzuar nga gjyqtari Arben Micko.

Report Tv mëson se Vulaj ka deklaruar se në Shqipëri ndodhej për turizëm. Gjatë arrestimit në Shkodër, Han i Hotit atij i është sekuestruar makina dhe 50 mijë euro që i kishte cash. Ndërkohë avokati i tij Detar Hysi thotë se do të ankimojë vendimin e apelit.