U mbyt 6 ditë më parë në lumin Fan të Mirditës, ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

11 Prill 2022, 12:20

Pas 6 ditësh, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 10-vjeçarit Sebastian Laska i cili u mbyt të martën e javës që lamë pas me ujerat e Lumit Fan në Mirditë. Përgjatë 6 ditëve kërkimet përgjatë lumit dhe Hecit të Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat