U mbytën në det, pushuesit nga Maqedonia e Veriut nuk dinin not, vrojtuesit e plazhit nuk i panë për shkak të dallgëve të larta

22 Gusht 2021, 12:45 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 12:45

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku u mbytën në det dy pushues nga Maqedonia e Veriut. Bëhet me dije se dy pushuesit nuk dinin not, ndërsa deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë, duke i marrë jetën. Gazetari i 'Report Tv', Artur Korrik bën me dije se plazhi i Spillesë është i mbuluar me vrojtues plazhi, 35 të tillë, por që nuk kanë mundur të shohin të moshuarit teksa luftonin të mbijetonin në det, për shkak të dallgëve shumë të larta.

  •  

r.k./Shqiptarja.com