U ndërtuan tre kate pa leje, konfiskohet pallati pranë QSUT-së! I kalon shtetit

13 Maj, 16:38 | Përditesimi: 13 Maj, 16:38

Një pallat 12-katësh pranë QSUT në Tiranë është konfiskuar pasi u konstatua se ishin ndërtuar 3 kate shtesë në kundërshtim me lejen. Objekti, ende i papërfunduar dhe pa certifikatë përdorimi, kishte rreth 2550 m² ndërtim shtesë. Punimet u nisën nga Mirsim Jella dhe më pas u vijuan nga Adriatik Shtëmbari.

I.M/Shqiptarja.com