KORÇË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot,19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike, por pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur.
Burime nga dogana bëjnë me dije lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale të paktën deri më 28 qershor, dhe këta në një numër të kufizuar prej 400 udhëtarësh. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por që ka shkaktuar konfuzion te qytetarët.