U njoftua hapja e kufijve për të gjitha kategoritë, Kapshtica ende e mbyllur për shqiptarët! Lejohen të kalojnë vetëm punëtorët sezonal

19 Qershor 2021, 15:14

KORÇË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot, 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike, por pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur.

Burime nga dogana bëjnë me dije lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale të paktën deri më 28 qershor, dhe këta në një numër të kufizuar prej 400 udhëtarësh. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por që ka shkaktuar konfuzion te qytetarët, teksa situata në Kakavijë paraqitet normale. 

Report Tv është zhvendosur ditën e sotme në Kapshticë, ku aktualisht nuk ka persona të tjerë të cilët duan të kalojnë kufirin për qëllime familjare apo turizëm, por vetëm punëtorë sezonal. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me shqiptarët që zgjedhin të shkojnë në Greqi për motive përtej punës.