U përgjua nga SPAK, mori 2000 euro ryshfet për një masë sigurie! Arrestohet për llogari të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi! 'Arrest me burg' edhe për 3 të tjerë

30 Qershor 2021, 17:09 | Përditesimi: 30 Qershor 2021, 18:19

Gjatë një operacioni ditën e sotme është arrestuar nga policia prokurori i Kukësit Edmond Karriqi. Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe Isuf Gega, Sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë "arrest me burg" për 2 të tjerë. 

r.k./Shqiptarja.com