U 'përjashtuan' nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e 'djegin' në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'

7 Qershor, 16:49 | Përditesimi: 7 Qershor, 16:49

Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë "lojtari i 12-të" që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.

E.H/Shqiptarja.com