U përndoq nga protestuesit, Luarasi për Report Tv: Dorëzoj mandatin nëse kam bërë denoncim në Polici! Dhuna dhe intimidimi nuk janë zgjidhje, na kthejnë te vetëgjyqësia

10 Shtator, 16:21 | Përditesimi: 10 Shtator, 16:21

Deputetja Iris Luarasi përgënjeshtroi lajmet në disa media dhe tha se ishte e gatshme të dorëzonte mandatin e ligjvënëses, nëse figuron se ka bërë denoncim në polici ndaj një protestueseje që e rrethoi brenda qendrës tregtare teksa po shkonte në Parlament. Por përndjekjen ndaj saj, ajo e krahasoi me metodat e dënimeve pa gjyq të kohës së komunizmit.

    E.H/Shqiptarja.com