U përplas në tokë dhe u thye më dysh, humbin jetën 16 persona dhe plagosen 7 të tjerë pas rrëzimit të avionit në Rusi

10 Tetor 2021, 11:24

RUSI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi ku 16 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 7 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një avioni, në rajonin e Tatarstan.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Urgjencave në vend, në avion po udhëtonin 23 persona, ndër të cilët 21 ishin parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.