Atentati në Don Bosko, 2 personat në lokal u qëlluan me silenciator! Autorët djegin makinën

3 Shtator, 15:56 | Përditesimi i fundit: 2024-09-03 16:11:36

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema zbardh detaje të reja lidhur me ngjarjen. Një automjet tip Golf 5 është afruar lokalit tek “Don Bosko” ku ishin ulur Kastriot Elezaj dhe Renato. Dëshmitarët kanë treguar se një person ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në drejtim të dy personave që kanë qenë të ulur në tavolinë. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i pajisur me silenciator dhe nuk është krijuar zhurma e armës.  Kastriot Elezaj, 45-vjeç ka mbetur i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri. 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri.

    No videos found.