‘U pranova falas!’ Flasin artistët që morën pjesë në masterclass-in e Jahos: Xhelozi e fodullëk nga pedagogët, presioni ekziston! Ermonela na motivoi!

24 Prill 2023, 16:36

Ndërsa ende vijon debati për mungesën e pedagogëve dhe të studentëve të  Arteve në masterclassin 5-ditor që mbajti sopranoja Ermonela Jaho në Tiranë, dy artistët e rinj Rovena Xhelili dhe Xhon Jesku që iu bashkuan trajnimit rrëfejnë eksperiencën. Këngëtari lirik flet për mundësinë e presionit dhe të xhelozisë nga pedagogët e Arteve, dhe thotë se çdo student që do kishte trokitur, do ishte pranuar falas.