‘U prehsh në paqe o Ramiz Mici me gjithë fëmijë’, vëllai i Jetlira Elezit që u vra nga burri kërcënon 37-vjeçarin: Pa t’i vra 4 pjestarë, s’shkoj tek varri

31 Korrik 2022, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2022-07-31 21:39:07

Vëllai i Jetlira Elezit, 37-vjeçares e cila u vra një ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj Ramis Mici, në një banesë që çifti kishte marrë me qira në Elbasan, ka kërcënuar autorin dhe familjarët e tij se do t’i vrasë. Sokol Elezi, në një postim në rrjetet sociale, zotohet se do të hakmerret për gjakun e motrës së tij.