U rrezikuan banesa, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes

23 Gusht 2021, 20:12 | Përditesimi: 23 Gusht 2021, 20:12

Është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes. Mullari i barit i djegur nga pakujdesia, rrezikoi disa banesa. Menjeherë është bërë shkëputja e energjisë elektrike dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve zjarri është vënë nën kontroll. Kjo lagje është e mbipopulluar me familje fermere dhe vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik .

  •  

r.k./Shqiptarja.com