U sekuestruan në mars, ekspozohen 18, nga 624 objekte me vlerë! Në koleksion, 10 vepra të zhdukura të 'Shën Mërisë' së Labovës, 7 ende të humbura

15 Nëntor 2022, 16:50

Në ministrinë e Kulturës sot u ekspozuan 18 objekte me vlerë të trashëgimisë kulturore, pjesë e koleksionit prej mijëra objektesh të sekuestruara në mars të këtij viti si të vjedhura. Mes 624 veprave me vlera të rralla, zbulohen edhe 10 objekte të vjedhura në Kishën e Labovës së Kryqit.