Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të shtruar tek Spitali Infektiv. Pacientët të rezultuar pozitivë me COVID-19 iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen pasi vetëm kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur.
Manastriliu sjell shembullin e një qytetareje e cila thotë se u sëmur rëndë pasi nuk mori vaksinën, ndërsa bashkëshorti i saj i vaksinuar ndaj nga COVID-19 nuk është infektuar nga koronavirusi.















